Molliqaj thërret për protestim kundër Asociacionit të Kurtit

Pas shpalosjes së “gjashtë kushteve” për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, bëri thirrje ndaj të gjithëve që janë kundër këtij Asociacioni për t’u bërë bashkë për të protestuar.

Molliqaj fjalimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se i ka gjashtë kushte për Asociacioni, e merr për fakt të kryer se ia e ka pranuar themelimin e saj.

“Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!”, shkroi Molliqaj.

“Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur”.

Molliqaj madje e pyeti Kurtin të tregojë “datën” e nënshkrimit.

“Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont”, shkroi Dardan Molliqaj.