Molliqaj: Ky është “avancimi” e “sovraniteti” i Albin Kurtit

Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas shtyrjes së zgjedhjeve në Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ashpër me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe më pas shtyrjen e këtyre vendimeve.

“Thanë që situata në veri zgjidhet përmes forcës së ligjit. Ne thamë që ky është problem politik, e jo ligjor. Thanë që ne ua ndalojmë referendumin e zgjedhjet. Ne thamë që ky është veprim popullist që s’ka fare efekt në shtetndërtimin tonë. Thanë ne i ndalim targat ilegale. Ju thamë që as nuk do t’i ndalni, e as s’do ta zgjidhni problemin përfundimisht. Thanë që ne as nuk flasim për Asociacionin. Ju thamë që me këtë rrugë ju do ta sillni bash Asociacionin. Thanë që zgjedhjet janë thjeshtë një procedurë kushtetuese dhe i shpallën ato. Ju thamë që ju po bëni PR e popullizëm se nuk e keni ndërmend ta zgjidhni problemin dhe të sillni paqe e përparim”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ia ka bërë të qartë Kurtit se Serbia ka kontrollë në veriun e Kosovës

“Serbia tregoi që e kontrollon veriun dhe ua shtyu zgjedhjet; Kurrë më pak kontroll nuk ka pasur shteti në veri; Asociacioni është prioritet në agjendën e bisedimeve, ka shkruar ai.

Molliqaj ka ironizuar me ish shefin e tij duke thënë se “ky është ‘avancimi’ e ‘sovraniteti’ i Albin Kurtit”.

Postimi i plotë: