Modriq fiton Topin e Artë
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, ka fituar Topin e Artë 2018.
Kroati arriti që të prishë serinë e triumfeve nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke marrë çmimin prestigjioz falë suksesit në Ligën e Kampionëve dhe arritjes në finale të Botërorit me Kroacinë.
Pas Modriqit në top-10 ishin Ronaldo, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Messi, Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin De Bruyne dhe Harry Kane.