Moderatorja shqiptare emocionon të gjithë me urimin për ditëlindjen e parë të djalit

Në familjen e moderatores shumë të dashur nga publiku, Arbana Osmani, sot është festë.

Djali i saj i vogël, Diell ka ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga moderatorja.

Ajo ka postuar në Instagram një kolazh fotosh, ku shfaqet Dielli, Joni dhe padyshim Eduarti në momente të ndryshme gjatë vitit.

Arbana e ka shoqëruar me një dedikim tepër emocionues, duke theksuar se është dhurata më e bukur dhe më e papritur që Zoti i ka bërë.

“Gëzuar Ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që me risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund te lindë sërish. Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama❤️”, ka shkruar Arbana krahas fotove./abcnews.al