I ftuar në emisionin “Late Night Show” të Kastro Zizos ishte moderatori i njohur i emisionit “InTv”, Ermal Peçi i cili ka rrëfyer ndër të tjera se është single për një muaj, pas lidhjes me një personazh të njohur të ekranit.

Ermali rrëfeu për shkak të karrieres që të dy donin të ndiqninm gjërat mes tyre nuk mundën të funskiononin dhe kjo për moderatorin ishte hera e fundit që lidhet me një person të njohur publikisht.

“Kam një muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është një personazh publik dhe mbase është kjo është lidhja e fundit me një personazh pubik. Eshtë një vajzë shumë e mirë në ekran, por gocat e mira në ekran s’janë aq të mira në jetën e përtejme”-shprehet Ermali.

“Të ta tradhëtuar?”- e pyet Kastro, moderatori i përgjigjet kështu.

“Jo s’bëhet fjalë. Ej se po më shikon mua ajo, se unë e kam xhan. “Divorci” ishte për idealet tona, ti karrierë, unë karrierë, mirupafshim. Prandaj them unë lidhja me peronazhe të njohura është një dhimbje koke. Karriera bëhet shumë e vështirë. Zgjati vetëm 3-4 muaj”-përfundon Ermali.