Modelja serbe nga klipi i këngës së reperit kosovar, Majk, bën vetëvrasje në Beograd? (FOTO)

Reperi Kastriot Rexha, i njohur me nofkën Majk, pritet që së shpejti të vijë me një këngë të re dhe me klip të ri.

Ballkani.info ka siguruar informacione se pjesë e klipit do të jetë edhe modelja nga Beogradi, serbo-kongolezja, Maria Çurçiq.

Mirëpo, siç raportojnë mediat serbe, modelja ka kryer vetëvrasje dy ditë më parë në banesën e saj në Beograd.

Ballkani.info ka kontaktuar me Majkun, i cili ka thënë se nuk e di për këtë bëhet fjalë. Portali e ka siguruar edhe një fotografi ku modelja shihet afër Majkut dhe të njëjtën ia ka përcjellë edhe reperit. Megjithatë, Majku më nuk është përgjigjur në telefon për të komentuar fotografinë dhe vërtetësinë e saj.

Maria Çurçiq ka lindur më 15.08,1993 në Beograd. Nëna e saj është gazetarja e njohur e “Al Xhazirës”, Ana Mari Alves Çurçiq, nëna e së cilës është nga Kongo, ndërsa babai i saj është njëri nga gitaristët më të njohur serb, Gjorgje Çurçiq.

Më poshtë mund të shihni foton ku modelja është në krahët e Majkut: