Emri i saj ditë e fundit është bërë shumë i pranishëm në titujt rozë.

Aurela Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja, për të cilat komentohet shumë.

Së fundi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të asaj puntante bashkë me të ftuarit e tjerë.

Në lojën “E vërtetë apo sfidë”, modelja pranoi që të zhvishte fustanin dhe të qëndronte e zhveshur deri në fund të programit, për t’i dhënë pikë skuadrës së saj.

Kujtojmë që Aurela ditët e fundit u përfol shumë për një deklaratë ku tha se kishte fobi nga njerëzit e shëmtuar, ndërsa përmes një statusi ajo e kishte sqaruar se çfarë kishte nënkuptuar në të vërtetë me atë fjalë.