Pas shtëpisë dhe veturës, mobiljet janë produkti i tretë ku ne shpenzojmë më së shumti para.

Ne përpiqemi që ta dekorojmë shtëpinë tonë ashtu që të krijojmë një ambient shumë të këndshëm ku ndihemi rehat, por që mbi të gjitha na prezanton neve.

Sipas shkencëtarit britanik, profesorit Gosling, ne i përdorim shtëpitë tona për të bërë deklarata të qëllimshme dhe të paramenduara rreth vetes.

Ndoshta shpikjet më të ‘çmendura’ të mobiljeve janë ato që shprehin më së miri pikëpamjen tonë moderne për botën ku jetojmë.

Më poshtë po ju sjellim disa prej këtyre shpikjeve që mund të cilësohen si ‘mobiljet e së ardhmes’. Jemi të sigurt se secili prej nesh do të dëshirojë t’i ketë në shtëpitë e tyre – një ditë.