Aktorja Filiz Ahmet është bërë shumë e njohur me rolin e Mjeshtre Nigarit në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.

Ndonëse prej vitesh jeton në Turqi, aktorja është me prejardhje nga Maqedonia.

Ajo ka lindur në Shkup, aty ku mbaroi shkollën për mjekësi dhe për arte.

Ajo që e lidh aktoren me Shqipërinë është gjuha.

Filiz Ahmet di të flasë shqip, maqedonisht, turqisht, suedisht, anglisht, serbisht dhe bullgarisht.

Ajo është gjithashtu mikeshë me grimierin shqiptar Armend Ramadani.

Filiz Ahmet e ka nisur aktrimin duke luajtur në teatër.

Ajo nuk planifikonte të luante në ekran pasi ishte shumë e zënë me rolet në teatër.

Në vitin 2007 ajo u shfaq për herë të parë në një serial televiziv.

Më pas famën ajo e mori me rolin e Nigarit në serialin e suksesshëm “Sulejmani i madhërishëm”. Filiz Ahmet e ka marrë talentin nga gjyshi i saj i cili ishte gjithashtu aktor.