sëmundje serioze

Mjekët mund të bartin sëmundje serioze te pacientët nëse e përdorin në mënyrë të parregullt stetoskopin

Mund të sëmureni edhe nga shkuarja te mjeku, sepse stetoskopi me të cilin mjeku ju kontrollon është i mbuluar me baktere të rrezikshme, ndër to mund të gjendet madje edhe bakteri i MRSA-së.

Disa nga bakteret shpesh janë fajtore për hospitalizimin e numrit të madh të njerëzve gjatë vitit në gjithë botën, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë kontrolluar 40 stetoskopë të cilët i përdorin mjekët e ndihmës së shpejtë dhe në qendrat mjekësore.

Secili nga këto instrumente ka qenë i infektuar me një numër të madh bakteresh, ndërkaq secili nga ta ka bartur bacile të cilat shkaktojnë infeksione.

Vetëm në Amerikë, çdo vit, nga bakteret të cilat barten në spitale sëmuren rreth 1,7 milionë njerëz. Një ndër 25 pacientë të cilët janë hospitalizuar infektohet me një lloj infeksioni për shkak të baktereve nga spitali në të cilin janë shtrirë.

Bakteret më të shpeshta janë: strafilokoku, pseudomoni, ahinobakteri, klostridiumi, enterokokusi, stenotrofomoni dhe burkolderia.

Secili nga ta mund të infektojë plagën e hapur apo plagën e cila është në proces shërimi, vendet e trajtuara në mënyrë kirurgjikale në trup apo vetëm mund ta dobësojnë sistemin e imunitetit të njerëzve të cilët shërohen nga ndonjë sëmundje.

Masat më të mira të mbrojtjes nga përhapja e baktereve janë që shërbimet shëndetësore të jenë të vendosura në dezinfektimin dhe eliminimin e rreziqeve nga infeksionet.

Për këtë shkak Organizata Botërore Shëndetësore apelon te të gjithë mjekët qëpara kontrollojnë të sëmurët, të dezinfektojnë edhe duart edhe stetoskopët me të cilët prekin pacientët.

Ata patjetër duhet të jenë të pastër dhe higjienikë pa baktere dhe pa viruse.

Ndonjëherë edhe aq pak mund dikujt t’ia shpëtojnë jetën, sepse disa baktere mund të jenë vdekjeprurëse.