Një grua e komunitetit Boshnjak është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e saj në banesë, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur para dy ditësh.
Komunikata e Policisë:
Mitrovicë 18.08.2019-23:30. Është arrestuar e dyshuara femër K/Boshnjake e cila në banesën e tyre e kishte sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër K/Boshnjake e cila si pasojë e sulmit kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor . E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.







