Mitrovicasi e gjenë veturën Mercedes që ia vodhën para më shumë se 1 javë

Ditë më parë, mitrovicasi Behxhet Uka kishte njoftuar se dikush ia kishte vjedhur veturën e tij, Mercedes GLE.

Pronari kishte ofruar një shpërblim për të gjithë ata që ia gjejnë.

Përmes një postimi në facebook pronari ka falenduar policinë dhe gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e veturës së tij

Postimi i plotë:

Unë Behxhet dhe Ajet UKA, tash e sa vite kemi biznesin tonë familjar këtu në Kosovë dhe në Gjermani, andaj përmes këtij shkrimi dëshiroj të falenderoj Policinë e Shtetit të Kosovës, në veqanti Njësin e Auto-Krimeve në Prishtinë, dhe tu bëje thrrje biznesmenëve dhe qyetarve Shqiptarë, që ti zgjidhin problemet përmes policisë së Kosovës dhe të besojnë tek shteti ynë Kosova, e që ku neve pagujmë taksa.

“I gjendur i papergatitur dhe i pafuqishëm përpara një situate që mund të përfundonte në lëndim fizik dhe shpirtëror, mjaftoi një numër telefoni me tre shifra 192. Në vendngjarje mbrriti policia e shtetit të Kosovës, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm për afro një jave na ndihmuan në qështjen që kemi pasur ne së fundmi duke na e kthyer automjetin tonë Mercedes GLE, të cilin na e kishin vjedhur Hajnat, kete automjete vetëm sa e kishim blerë së bashku me vëllaun tim Ajetin i cili punon dhe vepron në Gjermani, andaj unë dhe familja ime UKA, jemi bërë të ndjehemi krenar me me Policin e Kosovës dhe që jam një qytetar i Republikes së Kosovës.

Duke parë gjithë atë angazhim te forcave të Policisë së Shtetit të Kosovës, u ndjeva me turp se jo përherë kam pasur qejf të paguaj tatim taksat ndaj shtetit. I bëj thirrje njerzve të thjeshtë që punojnë ndershëm për të siguruar bukën e gojës, botës së biznesit, intelektualëve që bëjnë lloj lloj analizash, të mbështesin Policine e Shtetit të Kosovës dhe ti inkurajojm moralisht ata në përbushjen e misionit që ajo/ata i ka vënë vetës e ku njeriu i thjeshte është në qender. Këtë e provova vetë.!
Respekte për Policin e Kosovës.