‘Miss Kosova 2018’ gjysmë e zhveshur krah Robertit, cili do të jetë reagimi i Norës?

Bukuroshja shqiptare ka pozuar krah Robert Berishës.

Robert Berisha është muzikanti dhe këngëtari i cili pëlqehet shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Ai përveç me muzikë, kohëve të fundit po merret me angazhime të tjera. Së fundmi ai ka reklamuar disa veshje dhe përkrah vetes e ka pasur një femër seksi.

‘Miss Kosova 2018’ shihet përkrah këngëtarit shqiptar i cili po reklamon veshjet e një prej markave të njohura.

Duket se Nora nuk është xheloze pasi ajo dhe Roberti prej vitesh janë bashkë dhe janë mësuar me punën që kanë të dy.

Dyshja konsiderohen si njëri ndër çiftet më të dashura për publikun. Ata madje kanë realizuar edhe këngë bashkë.