Miriam Cani shpjegon për herë të parë arsyen pse nuk e kemi parë në skena festivalesh

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe çdo gjë rreth jetës së tyre komentohet shumë.

Por ajo që ka rënë në sy është se këngëtarja ka vendosur që gjithë karrierës së saj të mos shfaqet në skena festivalesh si ‘Kënga Magjike’ Festivali i fundvitit.

E në lidhje me këto dhe shumë të tjera Miriam Cani i ka zbuluar në një intervistë për revistën ‘Class’.

‘ Miriam, ndryshe nga Albani, ti ke zgjedhur që gjatë gjithë karrierës tënde të mos shfaqesh në skena festivalesh si “Kënga Magjike”, Festivali i fundvitit në RTSH, etj. Rastësi apo zgjedhje e mirëmenduar nga ana jote?’ ishte pyetja e gazetares që i’u drejtuar Miriamit.

’ Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun’është shprehur këngëtarja.