Miratohet rezoluta për rritjen e pagës minimale

Rezoluta e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

62 deputetë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe një abstenim.

Kujtojmë se PSD-ja këtë kërkesë ka nisur më herët edhe përmes një peticioni online, me të vetmen kërkesë për rritje të pagës minimale.

PSD-ja vazhdimisht ka kërkuar që paga minimale që është 170 euro të rritet në 250 euro.