Reagim

MINT reagon për djegien e fabrikës në Parkun e Biznesit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka reaguar pas djegies së Fabrikës së Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas.

MINT përmes një reagimi ka shkruar se së bashku me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka përcjellur me shqetësimin më të lartë incidetin e krijuar dje në  Parkun e Biznesit në Drenas.

MINT ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe ekipi nga sektori i Zonës Ekonomike.

“Dje në vend të ngjarjes ka dalur ekipi nga sektori i Zonave Ekonomike, ku kanë përcjellur nga afër ngjarjen e poashtu kanë takuar edhe pronarin e fabrikës së Plastikës z. Arian Shabani. Kurse gjatë ditës së sotme ka qenë në vendngjarje edhe u.d. Kryeshefi i Agjencisë KIESA, z. Zef Dedaj me bashkëpunëtorë.Fabrika për Riciklimin e Plastikës, është ndër kompanitë e para e vendosur në Parkun e Biznesit në Drenas dhe ka dhënë kontribut të konsiderueshëm në prodhim dhe eksport të sektorit të plastikës.Në vendngjarje gjatë gjithë kohës kanë qëndruar ekipet zjarrëfikëse, ekipe nga Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës”, thuhet në reagim, raporton Ballkani.info.

MINT ka treguar se janë duke i monituruar zhvillimet e ngjarjes.

“MINT me KIESA po monitorojnë zhvillimet dhe jemi në bashkëpunim me autoritetet për të ndjekur zhvillimin e ngjarjes më tej”, thuhet tutje në reagim./Ballkani.info/

Reagimi i plotë:

@ballkani.info Vazhdon të digjet fabrika e plastikës në Drenas #drenas #zjarri #kosova #firefighter #fire ♬ original sound – Ballkani.info