Artane Rizvanolli

Ministrja Rizvanolli s’merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Trepçën, kritikohet nga opozita

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku po diskutohet lidhur me situatën aktualen në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, tha se që nga e premtja Rizvanolli kishte lajmëruar se nuk do merrte pjesë. Sipas tij ministrja do duhej të ishte në komision e të raportonte për të gjitha problemet që lidhen me minatorët e Trepçës.

“Të premten kemi marrë email, që ajo nuk do të marrë pjesë se është jashtë vendit. Asnjë ngjarje nuk do duhej të ishte më prioritet, se të raportonte për Trepcen, sepse ajo është përgjegjësja e parë… 8 ditë grevë, sot ministrja nuk ka gjetë kohë me ardhë, edhe pse e kemi paralajmëruar…

Do duhej të ishte ajo këtu të kishim një raport, zyrtar pse minatorët nuk i kanë marrë pagat me rregull. Pse ministrja nuk ka bërë asnjë hap që Trusti t’u paguhet minatorëve, pse t’u ndërpritet e sigurimeve shëndetësore, pse të vihet në këtë fazë? Pse po shkarkohen punëtorët, e sindikalistët. Brenda një jave kemi dhejtra të suspenduar, duhet të ishte ministrja të raportonte për gjitha këto”, tha ai.

Shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur se kanë ftuar në takim sot sindikalistet e minatorëve por që me një ide të tillë pa prezencën e ministres nuk po pajtohen opozita.

Deputeti Pal Lekaj, po ashtu e kritikoi mospjesëmarrjen e ministres Rizvanolli nw komision.

“Minatorët kërkojnë zgjidhje, kushte elementare. Një kryeshef që nuk qan kokën për minatorët, e keni rreziku jetën e minatorëve për një kryeshef… Që 8 ditë i keni lënë minatorët në grevë. Është shumë keq për sjelljen e ministres, është dashur të vjen ministrja të raportoj, dhe të na informojë për gjendjen”, tha ai.