Ministrisë së Ekonomisë i shtjerret buxheti i paraparë për subvencionimin e efiçiencës së energjisë

Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.

Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet  e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.

Në kuadër të Thirrjes Publike për subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është:

Numri total i aplikuesve 5992

–          Pompë Termike 1313 aplikues,

–          Inverter 2656 aplikues,

–          Kalda me Biomasë 816 aplikues,

–          Stufa me biomasë 1207 aplikues

Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës social është 275.

Theksojmë se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218.

Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.