Ministrinë e Kulturës do ta drejtojë Vlora Dumoshi

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Isa Mustafën kanë zgjedhur Vlora Dumoshin, ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Dumoshi edhe për një kohë kishte qenë ushtruese e detyrës së Ministrisë së Kulturës.

Kujtojmë se seanca plenare ku do të zgjidhet kabineti qeveritar do të mbahet nesër nga ora 11:00.