Ministria e Tregtisë ia huq prapë, pas NewPorn-it, tash e shkruan gabimisht emrin Republikë (VIDEO)

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, por edhe ambasadorë e këshilltarë kanë postuar sot një video promovuese të Kosovës në anglisht.

I kanë lutur qytetarët e Kosovës ta shpërndajnë, për siç është thënë përpjekjen për ta treguar fytyrën e vërtetë të Kosovës.

Por, në fund të videos që tregon se ajo është përgatitur nga Ministra e Tregtisë dhe e Industrisë, në anglisht është shkruar “Republc” në vend të “Republic of Kosovo”.

Në një tjetër video në të kaluarën NewBorn ishte lexuar NewPorn. Qeveritë shpenzojnë miliona për imazhin e Kosovës në mediat ndërkombëtare.

Edhe aso kohe videoja ishte realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sikurse edhe tash. /Ballkani.info/