Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri për lëvizjen e qytetarëve dhe vlen nga nesër deri më 4 maj, në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.
Prej datës 15 prill, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim të ri rreth kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, të cilët lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre për vetëm 90 minuta në ditë, e kjo bëhet duke e respektuar numrin e parafundit në letërnjoftim.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë vlen deri më datën 4 maj, ndërkohë sot do të bëhen të ditura masat e reja që do të ndërmerren rreth menaxhimit të situatës me Covid-19.








