Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 75 civilë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në institucionin të cilin drejton, së shpejti do të hapet konkurs për 75 civilë.

Sipas Mehajt, pozitat do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore.

Pozitat për të cilat do të hapet konkurs janë:

  1. Mjek specialist
  2. Infermier
  3. Asistent i Stomatologjisë
  4. Biokimist
  5. Psikolog/Psikolog Klinik
  6. Teknik i Veterinarisë
  7. Zyrtar Ligjor
  8. Specialist për mbrojtje kibernetike
  9. Zhvillues i Sistemeve
  10. Specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta)
  11. Menaxher i Web Faqes
  12. Zyrtar për Mirëqenie
  13. Zyrtar për cilësi
  14. Teknik i ushqimit
  15. Hidroinxhinier
  16. Inxhinier i Ndërtimtarisë
  17. Zjarrfikës
  18. Mekanik
  19. Inspektues i derivateve
  20. Ligjërues/Instruktor i vozitjes

“Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane. Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të mbështes tranzicionin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet Euro-Atlantike” ka shkruar Mehaj në facebook.

Ai ka ftuar të gjithë të interesuarit për t’i shërbyer atdheut që të aplikojnë kur të hapen konkurset.