Ministria e Drejtësisë furnizon mjekët ligjor me veshmbathje të reja

Mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore janë pajisur me veshmbathje të reja. Për këtë punë Ministria e Drejtësisë ka ndarë rreth 1 mijë euro, derisa furnizimi ka përfunduar gjatë javës së kaluar, raporton Express.

Ministria e Drejtësisë ka shpallur tender në vlerë prej 960 euro për furnizim me veshmbathje për mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ministria përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për të bërë furnizimin me veshëmbathje kishin dorëzuar ofertat e tyre pesë kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Melodia” shpk.

Kontrata është nënshkruar më 10 qershor 2019.