Ministri Likaj takohet sot me drejtorët e arsimit, pritet vendimi për hapjen e shkollave më 1 shtator

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj pritet të takohet sot me drejtorët komunal të arsimit nga e gjitha Kosova për të diskutuar rreth fillimit të vitit të ri shkollor.

Në këtë takim pritet të vendoset për modalitetet e fillimit të vitit të ri shkollor nëpër komuna, ku deri tani janë në shqyrtim tri prej tyre.

Në një deklaratë për “Zërin”, kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka bërë të ditur se sot drejtorët komunal do të takohen me ministrin e arsimit, ndërsa ka treguar edhe modalitetet me të cilat pritet të filloj viti i ri shkollor. “Në takimin që sot do të mbahet me ministrin Likaj dhe kolegjiumin e drejtorëve të arsimit do të merren disa hapa dhe disa vendime se me çka do të bëhet me 1 shtator”, tha ai.

Ibrahimi ka thënë se janë dhënë tri alternativa në mënyrë që komunat të vendosin se cila prej tyre është me e mira për të filluar vitin e ri shkollor.

“Si pikë e parë ishte fillimi i vitit shkollor në bankat shkollore, mundësia e dytë ishte në kombinim mes të fillimit në bankat shkollore dhe alternativa e tretë që i gjithë mësimi të zhvillohet në distancë”, ka thënë Ibrahimi