Ministri i qeverisë “Kurti” jep gati 30 mijë euro për mirëmbajtjen e Ueb faqes së MIE-së

Ministria e Integrimit Evropian, ditë më parë ka finalizuar kontratën më të re për këtë vit.

Dikasteri që udhëhiqet nga ministri Blerim Reka, ka nënshkruar ritenderin që ka të bëjë me “Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së”.

Fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 30.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për 28.500,14 euro- shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.SH. ” Spinp Agency “.

Në përshkrimin e shkurtër të kontratës të publikuar nga prokurimi thuhet: Hostimi i ueb faqes zyrtare te MIE-se, ueb faqes me informata rreth procesit per liberalizimin e vizave dhe migrimit jo te rregullt, ueb faqes me informata rreth MSA-se ne pergjithesi si dhe ueb faqes per publikimin e akteve ligjore te BE-se per nevoja te MIE-se Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së (sipas specifikave teknike nga nr. rendor 1-4) të DT’.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj.