Mini Clubman me përditësime të reja

Veturës së vjetër, i është përditësuar dukja dhe avancuar teknologjia

Modeli Clubman, është një prej më të vjetërve nga Mini, megjithatë kjo makinë me pesë dyer, vazhdon të lëvizë.

Kjo makinë britanike është freskuar, duke bërë që të dallojë prej modelit aktual që është lansuar më 2015.

Derisa i ka hyrë procedurës së ndryshimeve, kjo kompania që është në pronësi të BMW, ia ka avancuar edhe teknologjinë, që të përshtatet më shumë me kërkesat e kohës.

Çfarë ka mbetur i njëjtë është stili, të katër dyer atësore dhe dera e pasme me dy kapakë. Në këtë Mini është zgjeruar platforma dhe rritur rezervuari, që të zë prej 360 deri në 1,250 litra.

Bazuar në pamjet e shpërndara, shihet Mini Clubman teksa lëviz nëpër zona të ndryshme, me të gjitha ngjyrat që janë në dispozicion.