Spanjolli

Milani synon transferimin e mesfushorit të Barcelonës

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez, ka bërë të ditur se nuk është i lumtur te katalanasit dhe se po mendon të largohet për shkak të aktivizimit të pakët.

24-vjeçari ka luajtur vetëm 10 minuta në këtë sezon me përjashtim të Kupës së Mbretit, ku ka realizuar dy gola mbrëmjen e së mërkurës kundër Cultural Leonesa.

“Nuk jam i lumtur, sepse nuk luaj dhe kjo është ajo që dua unë, të luaj”, ka thënë Suarez, i cili është përfolur për një kalim tek Arsenali ose Milani në janari. Unë punoj që të luaj dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të shohim”.

Trajneri Ernesto Valverde ka thënë pas ndeshjes së kupës se: “Jam shumë i kënaqur për atë, pamë më të mirën e tij dhe kjo është një gjë e mirë për të dyja palët”.