Milani synon transferimin e Aurier

Milani nis përgatitjet e para për merkaton e janarit.

Kuqezinjtë mendojnë të përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtes dhe një prej objektivëve kryesorë për këtë rol është pikërisht Serge Aurier i Tottenhamit.

26-vjeçari ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Mauricio Pochettino dhe për këtë arsye lojtari pritet të largohet nga “Spursat” me hapjen e merkatos së janarit.

Drejtuesit e klubit nga Londra mund ta shesin futbollistin dhe shuma e vendosur për ta lënë të lirë mbrojtësin është rreth 15 milionë euro.

loading…