Milani synon talentin e Bayernit

Milani hedh sytë nga Gjermania për përforcime ku po ndjek me vëmendje situatën e talentit Lukas Mai, kapitenin e të rinjve të Bayernit.

Shtatlarti 19-vjeçar po shkëlqen në kategorinë e tretë këtë sezon dhe po heziton të bisedojë me drejtuesit bavarezë për të zgjatur kontratën që skadon verën e ardhshme.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë shpresojnë që në janar të marrin një “po” nga mbrojtësi i ri për të firmosur menjëherë por duhet të bëjnë llogaritë edhe me Borussia Dortmund të cilët kanë shprehur edhe ata interes për lojtarin e ri gjerman.

loading…