Mesfushori belg

Milani synon edhe Carrascon

Vazhdojnë negociatat në aksin Itali-Kinë, me Milanin që nuk dorëzohet për kartonin e Yannick Carrasco.

Pavarësisht vështirësisve që po hasin, kuqezinjtë janë të vendosur të risjellin në Europë lojtarin belg dhe për këtë nuk i kanë ndërprerë bisedimet me drejtuesit e Dalian Yifang që zotërojnë kartonin e futbollistit.

Leonardo, i cili pas Paqueta e Piatek dëshiron ta mbyllë sa më mirë merkaton duke i dhuruar Gattusos edhe shërbimet e mesfushorit.

48 orët në vijm do të jenë vendimtare për të ardhmen e 25-vjeçarit, i cili nëse pranon të transferohet në Milanello do t’i duhet të pranojë një ulje page, pasi aktulisht te klubi kinez përfiton rreth 10 milionë euro.