Talenti i PSV-së

Milani interesohet për Lozanon

Milan duket se e ka marrë seriozisht çështjen Lozano.

Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane, sipas të cilave kuqezinjtë synojnë që të afrojnë në skuadër talentin meksikan të PSV Eindhoven.

Kuqezinjtë, pavarësisht problemeve dhe gjobave të marrë nga UEFA, janë gati që të paguajnë deri në 40 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ndiqet edhe nga shumë ekipe të tjera.

Hirving Lozano iu bashkua holandezve në verën e vitit 2017 nga meksikanët e Pachuca për 8 milionë euro, ndërkohë që në këtë sezon ai ka shënuar 15 gola në 27 takime të luajtura në të gjitha kompeticionet.