Sulmuesi italian

Milani interesohet për Gabbiadinin

Milani ka shfaqur interesim për sulmuesin italian të Southamptonit, Manolo Gabbiadini.

Skuadra e Gennaro Gattusos e dëshiron lojtarin në formë të huazimi me mundësi blerje, mirëpo klubi anglez nuk do ta pranojë këtë ofertë.

Southampton e vlerëson lojtarin për 15 milionë euro, mirëpo mund ta shesë për 12 milionë.

Problemi i vetëm i këtij transferimi do të jetë formula e huazimit me opsion të blerjes, gjë të cilën vështirë që do ta pranojë klubi nga Premierliga.

27-vjeçari në këtë stinor ka shënuar vetëm një gol në 15 paraqitjet e tij.