Milani gjithnjë e më pranë Correas
Milani e nisi sezonin e ri me një humbje në udhëtim ndaj Udineses, ndërsa drejtuesit e klubit kanë gati “ilaçin” e parë për të rikthyer kuqezinjtë te suksesi.
Kështu pas blicit në fundjavë në Madrid, nga ana e Zvonimir Bobanit, duket se është mbyllur marrëveshja për transferimin e fantazistit Angel Correa në Milano.
Argjentinasi nuk është stërvitur pasditen e djeshme me skuadrën dhe pritet që të mbërrijë në Milano sot, ndërsa pritet të publikohen edhe detajet e transferimit.
Atletico kërkoi 55 milionë euro për kartonin e Correas, por duket se marrëveshja është rritur për 40 milionë euro dhe 30% të vlerës, në rast rishitjeje të argjentinasit në një moment të dytë.