Milaim Zeka reagon pasi Rada Trajkoviq tha se Sylë Hoxha duhet të jap llogari për rastin Dehari

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratave të Rada Trajkoviq e cila ka thënë se prokurpri Sylë Hoxha duhet të japë llogari për rastin e Astrit Deharit

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se të bëhet Trajkoviq më patriote dhe më e arsyeshme se politikanët kosovarë, është hata.

“Po e lexoje nje deklarate te politikanes serbe e cila po thote: “Syle Hoxha duhet me shku ne pergjegjesi per rastin e Astrit Deharit”! Mu ba Rada ma patriote dhe ma e aresyeshme se sa politikanet shqipfoles, kjo eshte hata. Jo vetem Syla, po bashke me te edhe Aleksander Lumezi me nje batalion. Me pas ky popull minimumin e vetdijes politike, kombetare, e mbi te gjitha shteterore, ish dale neper rruge derisa ishin burgose keta dhe shume te tjere!!! Luje mace kryet e buallit…”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Trajkoviq, sot ka folur rreth raportit të institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit. Siç ka thënë Trajkoviq në atë raport janë hedhur dyshimet se për një përfshirje institucionale në rastin e vdekjes.

Këto deklarata politikania serbe i ka dhënë për “Kosovo Online”, dhe ka shtuar se hetimin për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte duke e kryer prokurori Sylë Hoxha.

Në këtë kontekst, sipas saj Sylë Hoxha, i cili është një nga përgjegjësit në zingjirin institucional lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit “me siguri se do të duhet të mbajë përgjegjësi”.

loading…