Një subjekt politik më shumë në Kosovë Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka nesër do të promovojë Partinë Euroatlantike të Kosovës (PEK).
Sipas njoftimit, partia më e re do të angazhohet për luftimin e hajnisë në Kosovë.
“Asnjëherë në historinë e pasluftës nuk ka pasur nevojë më shumë se sot që në skenë politike të vie një parti e re e cila bën ndryshime radikale”, thuhet në ftesën e cila është dërguar medieve. Kjo parti do të luftojë për një shtet ligjor me standarde euroatlantike, kjo parti do ta luftojë hajnin e parasë publike e cila është instaluar në çdo pore të shtetit të Kosovës. Kjo parti do t’i hapë rrugë mërgatës shqiptare e cila është bazamenti i lirisë, pavarësisë dhe ekzistencës së këtij vendi por që është anashkaluar komplet nga klasa politike e Kosovës”, thuhet në ftesën e PEK-ut.








