deputeti

Milaim Zeka e akuzon Konjufcën për posedimin e parave falso

Në kohën kur në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohej buxheti i vitit 2019, deputeti nga NISMA ka hedhur akuza ndaj shefit të grupit parlamentar të VV-së Glauk Konjufca për posedim të parave fals.

“Me vjen shumë keq që duhet të bëjë një hymje për ni koleg deputet i cili nuk është në sallë, i cili është zënë në një skandal me 84 mijë euro fallc dhe në të njëjtën kohë më akuzon për viza, ky deputet është shef i grupit parlamentar Glauk Konjufca” tha ai.

Tutje Zeka i ka dhënë ultimatum deputetit Konjufca se nëse nuk reagon për këtë keqpërdorim brenda një jave do ti bëjë publike faktet.

“Në qoftë se Milaim Zeka e ka mashtruar një qytetar të Kosovës unë jap dorëheqje nga posti i deputetit, pres një javë Glauk Konjufcën dhe pastaj flas me fakte, unë po ashtu do të dal me fakte edhe për ata deputetë që kanë shkuar tek Burdushi” tha Zeka.