Milaim Zeka: Glauk, thuaje të vërtetën!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka reaguar pas deklaratës së shefit të grupit paralamentar të LVV-së, Glauk Konjufca se “asnjë deputet i shumicës nuk ka dhënë votën për rrezimin e qeverisë”.

Deputeti Zeka e ka demantuar këtë deklaratë, duke thënë se ai vet ua kishte premtuar votën deputetëve të kësaj partie.

“Gjatë vizitës tonë në Holandë, Dr Fatmire Kollqakut, edhe Glaukut e Albulena Haxhiut, edhe Rexhep Selimit, ju kam premtu që voten time e kanë. Prap po ju them publikisht: Kur doni llogaritni ne votën time! Jam i bindur deri te Zoti që sa më shpejtë të rrezohet kjo qeveri, dhe sa më shpejtë që i qojmë në pension këta politikan, aq më mirë për Kosovën”, ka thënë Zeka për Ballkani.info. /Ballkani.info/

loading…