Mikja e ngushtë zbulon aksidentalisht gjininë e fëmijës së Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe Serena Williams kanë një miqësi tepër të ngushtë me njëra-tjetrën.

Së fundmi e ftuar në një intervistë, Williams duket se ka zbuluar padashje gjininë e fëmijës së dukeshës.

Një nga gazetarët i kërkoi Williams, këshillën më të mirë për nënat e reja.

Sportistja u përgjigj duke marrë si shembull shtatzëninë e një prej mikeve të saj, duke shtuar se ajo është në pritje të një vajze.

Kjo ka mjaftuar që të gjithë mediat e huaja të mendojnë se Williams i është referuar Meghan Markle, kur ka dhënë këtë përgjigje.

Ndonëse para disa kohësh u përfol se gjinia e fëmijës ishte mashkull, Serena ngriti dyshimet kudo se dyshja mbretërore është në pritje të një vajze.