Mijëra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit policit nga Istogu, Skënder Gorqaj. Në varrimin që u mbajt në Banjë të Istogut, morën pjesë shumë qytetarë nga mbarë Kosova, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe institucione lokale e qendrore.
Gorqaj ka vdekur dje papritmas pas një sulmi në zemër që pësoi në mesditën e të mërkurës.
Ky është polici i dytë nga Istogu që ka ndërruar jetë brenda një jave pasi që pak ditë më parë u vra në detyrë, Izet Demaj.







