Mijëra ndjekës për modelen digjitale, e dalloni dot cila është nga të tria?

Qindra mijëra ndjekës, poston në rrjetet sociale ‘selfie’-t e saj dhe fotot në të cilat ajo pozon, e së fundmi është përzgjedhur edhe për një fushatë publicitare.

Sa keq që Imma, modelja portreti i së cilës dallohet nga flokët ngjyrë rozë, nuk ekziston.

Ajo është tërësisht e krijuar në kompjuter.

E megjithatë, ajo është e padallueshme nga modelet e tjera të gjalla.

Prova që e dëshmon është një shërbim fotografik, në të cilin shfaqet bashkë me dy vajza të vërteta, Mayben dhe Aria.