Mihrije Braha e vë në siklet Aurela Hoxhën, e pyet për…

Aurela Hoxha ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”.

Ajo nuk ka pranuar të bëjë një prej lojërave të emisionit. Modelja duhet të zgjidhte mes tre personazheve meshkuj, njërin për t’u martuar, tjetrin për të dalë një mbrëmje dhe një tjetër për ta eleminuar. Asaj i kishin dhënë të zgjidhte mes futbollistit Alban Hoxha, Ledri Vulën dhe modelit të njohur Alesio.

Por Aurela tha se nuk mund të zgjidhte mes asnjërit. Ajo i premtoi skuadrës se do t’i merrte pikët në lojëra të tjera.

Por këngëtarja Mihrije Braha i tha se në loja të tjera i merrnin vetë pikët dhe se ajo duhet ta kishte zhvilluar lojën pasi i humbi skuadrës 10 pikë. Madje ajo e krahasoi me veten duke i thënë se unë zgjodha mes tre meshkujve për lojë pavarësisht se burrin (Naimin) e kishte në studio dhe kundërshtar në lojë.

Aurela iu përgjigj: “Zemër t’i e kishe kollaj e kishe këtu burrin, i more leje.” Ndërsa Mihrija e pyeti: “Po pse ti ku e ke tëndin?”. Ndërsa Aurela tha: “Rëndësi ka që nuk e kam këtu dhe duhet me i marr leje.”

Kujtojmë se Aurela Hoxha është ndarë tre vite më parë nga bashkëshorti i saj Admir Ismajlukaj, me te cilin ishte e martuar prej 10 vitesh. Zërat dolën në atë kohë se ndarja erdhi pasi Aurela nuk donte fëmijë dhe martesa tashmë ishte konsumuar. Kjo u përforcua pasi u bë publike edhe kërkesa e divorcit nga ish-bashkëshorti i saj i cili e akuzonte modelen si jokorrekte dhe se marrëdhëniet e tyre ishin dëmtuar për shkak të anës morale të partneres së tij.

Megjithatë deklarata e djeshme tregon se Aurela me sa duket ka nisur një lidhje të re, të cilën ka vendosur ta mbajë të fshehtë por që për të qenka e rëndësishme përderisa i merr leje edhe për një lojë.