Microsoft shtyn debutimin e sistemit operativ të shumëpritur

Microsoft tha në Maj se do ti jepte prioritet versionit të ri të Windows njohur si Windows 10X. Por sipas një raporti të ri debutimi i Windows 10X nuk do të vijë deri në Pranverën e 2021.

Microsoft ka vendosur ta shtyjë debutimin e Windows 10X me në fokus përdoruesit e biznesit dhe institucionet e edukimit. Në 2022 kompania do të dërgojë një version të sistemit operativ edhe për pajisjet me dy ekrane.

Gjithashtu Windows 10X nuk ka mbështetje për aplikacionet e vjetra Win32 dhe si rezultat sistemi operativ mbështetet i gjithi në aplikacionet e uebit duke u bërë një rival më i drejtpërdrejtë i Chromebook.

Microsoft është një partner kryesor i Gogole në shndërrimin e uebit në një platformë të vërtetë. Versioni i ri i Windows 10 u prezantua në Tetor të vitit të kaluar së bashku me kompjuterin me dy ekrane qujtur Surface Neo si dhe një telefon Android quajtur Surface Duo.

Të dy pajisjet Surface duhet të mbërrijnë në fund të këtij viti por pas shtyrjes së debutimit të Windows 10X, edhe dy pajisjet mund të mos vinë brenda afateve të parashikuara.