Microsoft merr vendimin drastik për konferencat deri më 2021

Microsoft është duke planifikuar të bëjë të gjitha aktivitetet e parashikuar deri më 2021 vetëm në formatin online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Prodhuesi i softuerit tha në Mars se konferenca e zhvilluesve Build 2020 do të transformohet në një aktivitet dixhitale.

Kjo do të thotë se konferenca Microsoft Ignite do të jetë dixhitale në Shtator të këtij viti dhe pjesëmarrja e Microsoft në Computex 2020 nuk do të ketë një aktivitet fizik.

Gjithashtu do të preken edhe planet e Microsoft për CES 2021 dhe aktivitetin Build 2021 të kompanisë.

Kompania do të mbështetet tek evenimentet dixhitale dhe shërbimet si Microsoft Teams për të organizuar aktivitetet e parashikuara.