Mezi po priste veshjen që kishte porositur në internet, kjo është “surpriza” që mori

Një grua u është drejtuar rrjeteve sociale për të treguar zhgënjimin që mori me një fustan që kishte porositur në internet.

Shireen Marie kishte porositur një set bluzë dhe fund “leopard” nga një firmë rrobash që shet në internet, por realiteti ishte pak më ndryshe.

Pasi i provoi, Shireen kuptoi që bluza, që në foto dukej diskrete tek pjesa e bustit, në fakt i ekspozonte të gjithë gjoksin.

Blerësja e xhindosur ndau një foto të “dështimit” që kishte blerë në Twitter gjatë fundjavës. Në postimin e saj, ajo shkruante se trikoja nuk supozohej të ekspozonte gjë, por ja që rezultoi ndryshe.