Mevlani i PërPuthen i dedikon këngë njërës prej konkurrenteve: Teksti është posaçërisht për ty

Mevlani ka surprizuar Ledianën në takim, ku i tregoi një këngë që ja kishte dedikuar posaçërisht asaj.

Me vargjet “e bukur dhe magjike… e bukur sikur zana…”, Mevlani emocionoi Ledianën.

“Do të jap një përqafim , më emocionove, më bëre të dal nga vetja”, tha ajo.

Ndërkohë, Mevlani tha se kjo ishte hera e parë që i dedikon dikujt një këngë.

“Kjo është kënga e parë që e bëj me dedikim, teksti është posaçërisht për ty”, u shpreh ai.