Meta kafe me Monën, uron Pashkët ortodokse

Presidenti Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, u kanë uruar besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.

Në një foto ku shfaqen duke konsumuar një kafe nën rrezet e diellit që po shoqërojnë ditën e sotme, Meta shkruan.

“Gëzuar Pashkën !Drita e kësaj Dite të Shenjtë të ngrohë zemrat dhe të ndriçojë gjithmonë familjet tuaja me shpresë, mbarësi dhe gëzim!”

Më herët urimet për këtë festë i përcollën edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi,  edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.