Mësuesja Britani Zamora, nga Arizona, akuzohej se kishte kryer marrëdhënie me adoleshentin 13-vjeçar disa herë në klasë, por edhe në mjedise të tjera.

28-vjeçarja në SHBA, u akuzua se i kishte kërkuar një nxënësi të bënte rojë te dera ndërsa ajo kryente marrëdhënie me djalin në klasë.

Ajo kërkoi falje familjes së nxënësit teksa i bënte thirrje jurisë dhe gjykatës që të tregoheshin të mëshirshëm, pasi ajo nuk ishte rrezik për shoqërinë dhe u betua se ka jetuar gjithnjë duke respektuar ligjin.

Gjithsesi tani pritet edhe një apel që do të bëhet nga ana e mësueses.