Mësuesi vret të dashurën pastaj veten

Një mësues i shkollës së mesme, i cili para pak kohësh ishte arrestuar për sulm seksual, u gjet i vdekur bashkë me të dashurën e tij të vrarë, në shtëpinë e tyre. Policia tha se Dustin Altshuler, 37 vjeçar, e qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij 35 vjeçare, Laura Cole, para se ta qëllonte edhe veten të mërkurën në Uashington.

Viktimat ishin të dy mësues në një shkollë afër shtëpisë së tyre dhe u gjetën nga të afërmit e tyre rreth orës 15. Sipas të dhënave të policisë, i dyshuari ishte arrestuar disa ditë para tragjedisë për një sulm ndaj një shofereje përderisa ishte i dehur. Ai e kishte të caktuar paraqitjen në gjykatë për të enjten, një ditë pas ngjarjes së tmerrshme.

Shkolla ku dy viktimat punonin lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar me humbjen e dy anëtarëve të stafit të shkollës sonë. Ne do të ftojmë këshilltarë dhe psikologë që do t’i mbështesin nxënësit që i njohën këta dy mësues, jo vetëm në shkollën tonë por edhe në shkollat tjera ku ata kanë punuar më parë”, shkruan “Dailymail”, transmeton Gazeta Express.