Messi ia siguron fitoren Parisit

Lionel Messi ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Paris Saint-Germainin drejt fitores në Champions. Parisi të martën mbrëma fitoi 3:2 ndaj RB Leipzigut. Kylian Mbappe kaloi në epërsi Parisin në minutën e nëntë, ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi A. Silva në minutën e 28-të.

Skuadra gjermane kaloi në avantazh në minutën e 57-të kur shënoi N. Mukiele. Por Messi doli në skenë duke shënuar dy gola për fitoren 3:2. Ai shënoi nga zona në minutën e 67-të, kurse konkretizoi penalltinë e minutës së 74-t, që u fitua nga Mbappe. Mbappe në fund humbi një tjetër penallti për Parisin, duke gjuajtur topin mbi portë. Parisi tani udhëheq me 7 pikë në grupin A. Manchester City është i dyti me 6 pikë. RB Leipzigu mbetet pa pikë në vend të fundit.