Mësohet numri që Sanchez do të bart te Interi

Alexis Sanchez është afër rikthimit në futbollin italian.

Interi është i gatshëm ta mirëpres ardhjen e Alexis Sanchez.

Ylli i Manchester United do të rikthehet në Serie A duke nënshkruar me “Nerazzurrët” në formë të huazimit me mundësi të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

“Sky Sport” raporton se Interi gjatë ditës pret konfirmimin e marrëveshjes me “Red Devils” për transferimin e reprezentuesit kilian.

Në ndërkohë, Sanchezit i është ofruar fanella me numrin 7 në Inter.

Ai mund të mbetet në Milano nëse klubi italian vendos të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e tij.

loading…